TIRANË - Tarifat e telefonisë së lëvizshme do të ulen sërish në muajin shtator. Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Pirro Xhixho, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, deklaroi sot se ky institucion ka një skemë, sipas së cilës në shtator të çdo viti rishikohen tarifat celulare.
Ndërkohë, drejtori i Rregullimit të Tregut në AKEP, Altin Rrapaj, deklaroi se gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e kompanive celulare kanë shënuar rënie. Deputetët socialistë në Komision kërkuan nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të detyrojë kompanitë celulare të publikojnë tarifat, në mënyrë që të rritet transparenca për abonentët.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com