AKEP iu kërkon portaleve të pajisen me NIPT, ja lista e parë kush nuk e ka (Emrat)

Autoriteti i Komunikimive Elektroniko-Postare, AKEP ka publikuar ditën e sotme një listë të parë prej 44 portalesh të cilët nuk kanë NIPT dhe duhet të pajisen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe ta bëjnë publik NIPT-in në në seksionin Kontakt të faqes së tyre.

Në njoftimin e AKEP thuhet se gjithe portalet online duhet që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online brenda 72 orësh, në të kundërt AKEP, pas përfundimit të këtij afati do të bëjë mbylljen e cdo portali të paregjistruar.

Sipas burimeve, të paktën 60 nga portalet kryesore në vend rezultojnë të regjistruar me NIPT pranë QKB, si çdo aktivitet që mbledh të ardhura (reklama) dhe paguan sigurime shoqërore për gazetarët. Këto portale të regjistruara tashmë, thjeshtë duhet ta shfaqin publikisht në seksionin Kontakt numrin e tyre të NIPT që e kanë.

 Kjo listë e AKEP, u paralajmërua nga një deklaratë e dy ditëve më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se të gjitha portalet duhet të legalizohen.

Njoftimi i plotë:

AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes  së tyre online.

AKEP i'u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:

Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:

24-ore.com

360grade.al

Albpress.org

Alpenews.al

Argjirolajm.net

Botasot.info

Diell-online.al

Durreslajm.al

ekskluzive.al

eperditshmja.com

Exit.al

Folshqip.al

gazetaimpakt.com

Hashtag.al

Ina-online.net

InfoElbasani.al

infopasqyra.com

Insajderi.com

Javanews.al

Korrieri.org

Lajme.net

Lajmeonline.al

Lajmi.net

Lajmifundit.al

Liberal.al

Noa.al

Opinion.al

Opozita.com

Orikuminews.com

Pacensure.com

perqasje.com

Politiko.al

Publik.live

Reporter.al

Respublica.al

Sarandaweb.net

Shqiperia.com

Skandal.al

Sovrani.info

Superligash.com

Tesheshi.com

Tiktak.al

Tpz.al

Zjarr.tv

Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

SQARIM NGA AKEP
Gjatës ditës së sotme AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe regullator në fuqi ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT (NUIS) përkatës në seksionin kontakt të faqes  së tyre online.

AKEP ka konstatuar se pjesa kryesore e zotëruesve të domaineve ka reaguar pozitivisht dhe po përditëson informacionin e kërkuar në faqet e tyre në internet dhe në faqen e AKEP sipas formularit:

https://www.akep.al/images/stories/AKEP/domain/formular_aplikimi_rinovim_te_dhenash_model_4-1-2.pdf

Nga analiza e problematikës së shfaqur rezulton se një pjesë e domaineve nuk janë të regjistruar në emrin e përdoruesit po janë regjistruar në emër të Regjistruesve të licensuar nga AKEP, individë etj.

AKEP ka sqaruar se çdo subjekt duhet të kryejë procedurat sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të regjistrohet sipas ligjit "Për qendrën kombëtare të regjistrimit" dhe të vendosë NIPT(NUIS) në faqen e internetit sipas përcaktimeve të nenit 2 pika 5 të Ligjit.

Edhe sipas rregullores nr. 2/2008(e ndryshuar) “Për administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve .com.al, .org.al .net.al .edu.al .gov.al dhe mil.al” subjekti duhet të përditësojë informacionin për poseduesit dhe përdoruesin e domainet .al dhe ta dërgojë informacionin në AKEP ([email protected]) ose pranë Regjistruesit ku ka regjistruar domainin .al

AKEP ka konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin NIPT por nuk e kishin publikuar në faqen e tyre të internetit dhe nuk e kishin përditësuar në AKEP sipas rregullores së domaineve dhe për këtë arsye kanë përditësuar të dhënat për NIPT dhe disa zotërues të tjerë domainesh po vazhdojnë me përditësimin e informacionit.

AKEP do të monitorojë të gjithë zotëruesit dhe përdoruesit e domaineve që të jenë të paisur me NIPT dhe ta kenë të publikuar në faqet e internetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mrekullia: 15/10/2018 13:54

    parazite dhe shantazhues ne emer te fjales se lire

    Përgjigju
  • Populli: 15/10/2018 12:11

    Shume KEQ!dobesi e qeverise qe lejon keta anonime te botojne lloje lloj plehrash;kjo mdodh vetem ne Shqiperine e ngarkuare rende nga njemije e nje te liga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë