AKIP kërkon votat e PDIU për
rrëzimin e ligjit për mbetjet

AKIP kërkon votat e PDIU për<br />rrëzimin e ligjit për mbetjet
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda zhvilluan një takim me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP. Shoqëria civile dhe kërkoi votat e PDIU për ta rrëzuar ligjin e mbetjeve.

Deputetja Mesila Doda kërkoi përmirësimin e ligjit të mbetjeve, ndërsa shtoi se PDIU do të jetë gjithmonë në krah të publikut dhe në krah të shoqërisë civile.

“Unë i bashkohem iniciativës tuaj që të kemi jo vetëm një përmirësim të ligjit të mbetjeve, por të kemi edhe një detyrim për të gjitha bashkitë. Kjo do të thotë edhe prekje e ligjit për reformën administrative, ligjit për pushtetin lokal, një ligj që kërkon shumicë të cilësuar dhe kërkon kompromis të gjerë.

Ne do të jemi mbështetës për këtë nismë. Asnjë nga ne, nuk është kundër industrisë ricikluese, pasi siç e thatë edhe ju, industria ricikluese e zhvilluar do të thotë një Shqipëri më e pastër”, tha Doda. Ajo i ka propozuar AKIP që të bëhet iniciatore për ndryshimin e ligjit për referendumin dhe PDIU do ta mbështesë.

“Do të propozoja që të bëheni iniciator për një ndryshim të ligjit për referendumin. Kështu siç është sot, ligji për referendumin është i pazbatueshëm. Çdo pushtetar dhe pushtetarët lokalë shumë herë, kanë nevojë që të kenë një pengesë, një ndalesë, jo vetëm të abuzivizimit por edhe të arrogancës që kanë.

Siç është sot ligji për referendumin, me ligjin e Gjykatës Kushtetuese, është e pamundur për referendum. Ne kemi kërkuar në Parlament, ne kemi kërkuar edhe kur u bënë ndryshimet kushtetuese, kemi çuar zyrtarisht kërkesën për ndryshimin e këtij ligji. Duan ta mbajnë sistemin të izoluar, sistemin të mbyllur nga fuqia e njerëzve”, tha Doda. Deputetja shtoi se referendumi duhet si mjet për të kufizuar pushtetin.

“Për ne, në këto kushte që është Shqipëria dhe në kushtet e arrogancës që shumë herë e shikojmë të shpalosur në politikën shqiptare, është diçka jetike për sistemin politik shqiptar, që të kemi referendumin si mjet për të kufizuar pushtetin e pushtet-mbajtësve. Ne e kemi çuar si propozim dhe le të bëhemi bashkë për këtë sistem. Faleminderit që keni qenë kaq rezistencë dhe që na keni bërë të kuptojmë edhe gjëra që ne nuk i dinim.

Bashkë me deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jemi gjithmonë nga ana e publikut dhe nga ana juaj”, u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin