AKIP: Shtresa e qelbit me emrin
"Servil" të shkulet nga Shqipëria

AKIP: Shtresa e qelbit me emrin<br />"Servil" të shkulet nga Shqipëria
TIRANË - Një grup miqsh të Adrian Klosit, grupuar në Aleancën Kundër Importit të Plehrave kanë publikuar sot në Facebook në faqen e "Act Now" një kujtesë ndaj reagimit të Ardian Klosit kundër importit të plehrave para vetëvrasjes së tij në 26 prill 2012:

"Politika të reagojë drejt; një personalitet i drejtë, i ndershëm dhe atdhetar nuk e përtypi injorancën, servlizmin shoqëror dhe arrogancën e nje pushteti kriminal!!!

Kjo shtresë qelbi me emrin "Servil" duhet shkulur nga institucionet shqiptare ajo ka vrarë dhe ka dhunuar njerëz me integritet, që sot nuk jetojnë apo kanë marrë arratinë në emigrim.

Nderim dhe respekt Z.Klosi, u prehsh në paqe..", shkruhet në hyrje të reagimit.

Më pas ata kanë publikuar mesazhin përkujtimor në1-vjetorin e vdekjes së tij, të cilin e ripublikuan për kujtesë sot:

“U bë një vit që u nda nga jeta, kolegu dhe miku ynë i paharruar Ardian Klosi.

Ne, si AKIP, humbëm jo vetëm një mik, por mbi të gjitha një kampion të betejave për një Shqipëri të pastër dhe Evropiane. Lëvizjet emancipuese të shoqërive civile kanë pasur gjithmonë në gjirin e vet luftëtarë për të drejtat e njeriut në parandalimin e rreziqeve sociale, që mund t’i kanosen brezave të ardhshëm; i tillë ishte dhe Klosi.

Si një njeri me integritet të pacenueshëm dhe me dinjitetin moral, që karakterizon çdo intelektual të madh, miku ynë Ardian Klosi na shoqëroi në mënyrë konsekuente në çdo betejë të AKIPIT për të ndalur ndotjen e mjedisit tonë nga makutëria dhe spekulimi, që vijnë si rrjedhojë e një pushteti të korruptuar.

Sot ai do të ishte i lumtur, sepse qëllimi ynë për një Shqipëri të pastër do të bëhet realitet.

Në 12 Dhjetor 2013 të gjithë shqiptarët do të shkojnë në qendrat e votimit për t’i thënë JO importit të plehrave.

Ndaj në këtë përvjetor të tij, kujtojmë me admirim dhe respektin më të madh angazhimin e tij si intelektual, publicist dhe ambjentalist.

Vepra e Dan Klosit na frymëzon dhe na bën akoma më të vendosur për ta çuar deri në fund misionin tonë për një Shqipëri të pastër dhe të shëndetshme, si për brezat e sotëm dhe ato që do të vijnë më pas.

Me mirënjohje të thellë,

Nismëtarët e AKIPIT”

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'