7 mijë doje kanë mbetur pa u prekur në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të pronave. Ky numër dosjeve është akumuluar prej viteve dhe janë mbartur që në kohën e agjencive vendore të pronave. Aktualisht AKKP ka nisur punën për evidentimin e këtyre dosjeve dhe për nisur procedurat për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Por kjo procedurë sipas parashikimeve të AKKP-së do të bëhet në një hap të dytë pasi aktualisht po punohet për të hartuar draftin i cili do ta shkrijë këtë agjenci dhe për të krijuar një institucion tjetër që do të merret enkas me këtë çështje. Që nga krijimi i këtij institucioni deri më tani janë shqyrtuar vetëm 1500 dosje ndërsa 7000 të tjera kanë mbetur pa u prekur nga ana e institucionit