TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka miratuar dëmshpërblimin e 40 pronarëve të prekur nga ndërtimet. Përmes një njoftimi zyrtar Agjencia ka theksuar se pronarët do të përfitojnë 57% të shumës totale të kompensimit.

“Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se, më datë 04-12-2015, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, thekson AKKP përmes një njoftimi zyrtar.