AKKP ndan 800  milionë
lekë për ish pronarët

AKKP ndan 800  milionë<br />lekë për ish pronarët
TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, (AKKP) do të shpërndajë 800 milionë lekë për 2400 pronarë të vjetër, tokat e të cilëve janë të zëna nga ndërtimet informale. Fondi përbën 10% të totalit të shumës financiare që duhet të përfitojnë për kompensimin e plotë të pronave të tyre të 2400 pronarët e përzgjedhur në këtë grup, dhe do të shpërndahet deri në fund të javës.

Gjatë vitit 2011 është 1. 3 miliardë lekë, ose 37% të fondit, shuma e dhënë nga kjo agjenci për ish-pronarët

Por ndërkaq, në 31 dhjetor 2011 skadon afati i vendosur nga Kuvendi i proçesit të kthimit të pronave tek pronarët e vjetër ligjorë, ndërsa janë rreth 8000 dosje ende pa vendimet përkatëse të njohjes së pronave, ku pjesë e tyre do të jetë dhe kompensimi fizik, apo financiar.

Ministria e Drejtësisë po punon për shtyrje të këtij afati përmes disa ndryshimeve të ligjit për kthimin e pronës, që pritet të pasqyrojë zbatimin e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian prej Integrimin, një prej të cilave u takon rregullimit të titujve të pronësisë, rekomandimeve të Gjykatës së të drejtve të njeriut të Strasburgut dhe vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për këtë problem.

Sipas planit, duke nisur nga fillimviti 2013, AKKP duhet të nisë zbatimin e skemës për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Për këtë proçes po punohet për një informacion të saktë dhe përfundimtar mbi numrin e subjekteve që kërkojnë kompensim si dhe faturën totale financiare të procesit.
Por fillimi i zbatimit masiv të kompensimit fizik nga AKKP kërkon paraprakisht përfundimin e procesit të njohjes dhe kthimit të pronës, aty ku është e mundur, ç'ka parqet vështirësitë e realizimit për vetë afatet kohore të vendosura me ligj.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore