Frika nga SPAK/ Pas Berishës edhe dhëndri Malltezi në mbrojtje të Bashës për kontrollin e PD-së, në 2017 firmosi për largimin e tij si përgjegjës për humbjen

Frika nga SPAK/ Pas Berishës edhe dhëndri Malltezi në mbrojtje të Bashës për kontrollin e PD-së, në 2017 firmosi për largimin e tij si përgjegjës për humbjen

Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Në një kohë kur SPAK po avancon me hetimin e aferave madhore të Jambarit, Argitës dhe Shkëlzenit, Familja Berisha po intensifikon qëndrimet në mbrojte të Lulzim Bashës, pas humbjes së radhës, për të vijuar kontrollin mbi Partinë Demokratike, të cilën është gati ta përdorë si mburojën e fundit përballë veprimit të mundshëm të drejtësisë. Pas Sali Berishës, i cili është pozicionuar qartësisht kundër dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në mbrojtje të Lulzim Bashës, është rreshtuar sot edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili çuditërisht pas humbjes në 2017, shpërtheu në kritika ndaj Bashës.

Në reagimin e parë për disfatën e gjashtë radhazi të Partisë Demokratike nën drejtimin e Bashës, Jamarbër Malltezi, që në krye mbështet alibinë e Berishës, për vijimin e Bashës në krye të PD-së, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është diktuar nga krimi dhe korrupsioni.

“Qysh të nesërmen e 25 Prillit u pa qartë roli i rëndë që krimi dhe korrupsioni kish luajtur në këto zgjedhje. Keqardhje për pritshmëritë dhe lodhjen e shume kolegëve që besuan tek përmirësimi i vendit përmes ideve dhe punës së ndershme dhe trishtuese për vendin dhe fatet e shumë shqiptareve që mjerimi e frika i ka kapur për fyti dhe nuk janë të lirë të zgjedhin sipas dëshirës, por nën presion, frikë për jetën për vendin e punës apo për kafshatën e përditshme”, shkuan Malltezi.

Mesazhi është i qartë: E gjitha Familja Berisha është pozicionuar në unison të plotë në mbrojtjen të Bashës, si mjet për kontrollin e partisë, duke injoruar zërat gjithnjë e në rritje që kërkojnë largimin e Bashës si një projekt i dështuar, humbës sistematik dhe pengmarrës i PD-së. Ndryshe nga katër vite më parë, Familja deri më sot nuk sheh asnjë përgjegjësi të lidershpit të PD-së për humbjen, por shkaqet e humbjes i sheh tek SPAK, SHBA dhe kundërshtari politik.

Ndërkaq, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2017, Jamarbër Malltezi ishe një ndër 19 firmëtarët, të cilët kërkonin dorëheqjen dhe largimin e Lulzim Bashës si përgjegjësi kryesor për humbjen. Në deklaratën firmosur në Malltezi, në qershor të 2017, ndër të tjera thuhej se “Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçarët e FRPD”.

Po çfarë ka ndodhur që Jamarbër Malltezi të ndryshojë qëndrim, ku për humbjen e 2017 akuzonte Bashën, ndërsa për humbjen e 2021 akuzon krimin?! Përgjigja duket se qëndron tek hetimet e SPAK për aferën me pronën shtetërore ish Klubi Partizani, me protagonist Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën. Disa ditë më parë, kreu i SPAK, Arben Kraja konfirmoi hetimet për skandalin më flagrant në historinë e pluralizmit shqiptar dhe që ka shënjuar pushtetin korruptiv të Sali Berishës.

Historia është nxjerrë në dritë përmes një investigimi të Report Tv. Jamarbër Malltezi, nga trashëgimtar i 27 m2 tokë, sot është bërë pronar nga 35-50 % i 20 kullave. Ka investuar dhjetëra milionë euro, në një kohë kur në vitin 2006 kishte vetëm 40 mijë euro. Nga ana tjetër, vetë procesi i privatizimit është një skandal po aq i rëndë. Në këto rrethana, Familja Berisha duket se nuk e ka luksin si në vitin 2017 për të kritikuar Bashën, por po nxiton për ta mbajtur fort, si dorë të sigurt mbi Partinë Demokratike, tek e cila Familja duket se shpreson sa do të shpëtojë nga përballja me drejtësinë.

Qëndrimi i Jamarber Malltezit në 2021

 

 

Qëndrimi i Jamarber Malltezit në 2017

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikolin: 16/05/2021 09:05

    Kèrmat po pèrpèliten

    Përgjigju
  • Ana: 15/05/2021 19:25

    Kola e krimit është SB, një BASTARD më kuptimin e plot të fjales.7

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 15/05/2021 18:37

    Me sa duket USA po ja mbledh litarin malokut qenit salmut bershurës. Po ktu është shum e lezeçme se ky qen bastard salmuti do ta ndaj qelin me dhëndrin pederast e me sy peshkaqenin xen shëmtyrën. Zoti ësht i madh vonon por kurr nuk haron për hajër i qoft Shqipris.

    Përgjigju
  • Tuku: 15/05/2021 17:59

    Ore çudi te gjithe keta qe jane ne opozite kane frike nga Spaku vetem keta te QEVERRISË nuk paskan. Shume e çuditeshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin