Orges Shehi ka gjetur akordin dhe është pranë emërimit në stolin e Partizanit. Trajneri 46-vjeçar vetëm pak ditë më parë u "lirua" me gjyq nga Tirana, ish-klubi i tij ku drejtoi për 120 ndeshje dhe u shkakrua më 5 tetorin e këtij viti.
Tanimë me lirinë e dëshiruar dhe dakordësinë me të kuqtë, durrsaku pritet të rikthehet te Partizani pas 14 vitesh, por këtë herë si trajner. Shehi dhe drejtuesit e Partizanit kanë pasur një takim kokë më kokë dhe gjithçka duket e zgjidhur, me klubin që pritet të prezantojë trajnerin që çoi drejt titullit kampion Tiranën në sezonin 2021-22.
Aktualisht Partizani drejtohet nga Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv i të kuqve që mori postin në emergjencë pas largimit të Zoran Zekic. Për t'u përmendur se Orges Shehi fitoi çmimin si "Trajneri i Vitit 2023" në cermoninë që FSHF-ja organizoi disa ditë më parë.