Jo vetëm mësuesit por edhe “bluzat e bardha” do të testohen në muajin dhjetor. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionet e rregulluara të mësuesit, mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit do të testohen deri në javën e katër të dhjetorit.
Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: - letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); - kopje të Kartë ID ose Pasaportë; - faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP sipas herës së pjesëmarrjes; Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.
Për kandidatët në provimin e shtetit mësuesi duhet të paraqesin ditën e provimit kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:
Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi. Ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit si dhe ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com