Gjendja e shoferit dhe ajo e autobusit, janë këto dy pistat e hetimit të Prokurorisë Publike në Maqedoni, ku zhvillohen hetimet lidhur me aksidentin e rëndë të së mërkurës në autostradën Shkup-Tetovë.
Sipas autoriteteve maqedonase, ka nisur hetimi për të verifikuar gjendjen e mjetit që u përmbys në kilometrin e shtatë të autostradës, ku për pasojë humbën jetën 14 persona, ndërsa 32 të tjerë mbetën të plagosur.
Po ashtu nën monitorim është edhe gjendja e shoferit në momentin e aksidentit. Autoritetet kanë marrë kampionët e gjakur dhe të urinës ku nuk ka rezultuar se shoferi ka qenë nën efektin e alkoolit apo të substancave të tjera të ndaluara.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ndërkohë që janë marrë edhe tabulatet telefonike për të verifikuar nëse shoferi në momentin e aksidentit ka qenë duke folur në celular.
Prej dy ditësh Maqedonia është në ditë zie kombëtare, ndërsa nuk kanë munguar reagimet as nga autoritetet më të larta shtetërore në Shqipëri.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)