Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Malin Athos, qendra e njohur e monastizmit ortodoks në Greqi, ku qëndroi në Manastirin e Vatopedhit, një nga manastiret më të rëndësishme të këtij shteti monastik. Gjatë vizitës ai u prit nga atë Efremi dhe vëllazëria e manastirit, ndërsa aty kaloi edhe natën.
Rama mbërriti në portin e Dafnit, ku u takua fillimisht me Guvernatorin Civil të Malit Athos, Alkiviadh Stefanin. Më pas vizitoi Manastirin e Shenjtë dhe të Madh të Vatopedhit ku u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe afresket e manastirit. Ai raportohet të jetë larguar prej andej mëngjesin e së enjtes.




Komente
Komento