Akset kombëtare, ARRSH-IKMT
pastrojnë Fier-Vlorë,Lezhë-Shkodër

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikojnë rezultatet e javës së katërt të ndërhyrjes në terren në kuadër të lirimit të nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabelat dhe aktivitetet civile/ekonomike të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor. 

Në bashkëpunim me komisariatet respektive të policisë është bërë e mundur ndërhyrja në aksin Lezhë-Shkodër. Janë hequr 88 tabela ashtu sikurse është bërë spostimi i gomave që ishin të vendosura anë anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare.

Gjatë ndërhyrjes në më shumë se 7 raste është bashkëpunuar me biznese të caktuara për të bërë zhvendosjen e materialeve të tyre brenda kufirit rrethues të biznesit për të liruar rrugën. Në bashkëpunim me IKMT-në është bërë e mundur heqja e 14 tezgave të tregtimit ambulant përgjatë aksit, prishja e tre kioskave dhe dy kontruksione metalike lavazhe. 

Gjatë ndërhyrjes në aksin rrugor Fier-Vlorë në të dy drejtimet janë hequr 91 tabela informuese të bizneseve të ndryshme ashtu sikurse është kryer spostimi i strukturave për tregtimin e gomave të tre subjekteve. Në bashkëpunim me IKMT u zhvendosën biznese lulesh, u hoq një kioskë dhe tre konstruksione të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi