Policisë së Shtetit vazhdon monitorimin dhe kontrollin në të gjitha akset rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore, duke parë edhe gjendjen dhe kushtet e vështira atmosferike që kanë përfshirë disa nga akset kryesore të vendit.
Sipas policisë, aktualisht vështirësi paraqitet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë -Përrenjas, ku mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla të pajisura me zinxhirë. Shërbimet e Policisë Rrugore në këtë aks rrugor kanë bllokuar kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të ngricës dhe erës së fortë, e cila hedh dëborën në trasenë e rrugës. Po ashtu kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është bllokuar dhe nga pala Maqedonase dhe në Pikën e Kalimit Qafë Thanë nuk lejohet kalimi i tyre në të dy anët e kufirit për shkak të ngricave dhe dëborës.
Ndërkohë në akset e tjera kryesore nacionale si në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor drejt Dibrës, si dhe në aksin Shkodër-Pukë për shkak të ngricave është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, Policia Rrugore dhe mjetet borëpastruese janë të pranishme në këto akse në gadìshmëri të plotë për të monitoruar trafikun dhe për të ndihmuar në çdo rast drejtuesit e mjeteve në vështirësi.
Nga ana saj Policia Rrugore porosit drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve, dhe në mënyrë të veçantë të tregojnë kujdesin e duhur gjatë kalimit në këto akse rrugore, të respektojnë distancën e lëvizjes ndërmjet mjeteve, të respektojnë normat e shpejtësisë, të tregojnë kujdes në përdorimin e sistemit të ndricimit dhe të sinjalizimit, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, të përdorin rripat e sigurimit, si dhe të tregojnë vëmendjen e duhur gjatë drejtimit të mjetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com