AKSHI reagon për draft raportin e KLSH: Në asnjë rast nuk kemi kaluar fondin limit, përkundrazi janë kursyer para të shqiptarëve! Rastet dhe vlerat që sjellin sistemet e-depo dhe e-vizita

AKSHI reagon për draft raportin e KLSH: Në asnjë rast nuk kemi kaluar fondin limit, përkundrazi janë kursyer para të shqiptarëve! Rastet dhe vlerat që sjellin sistemet e-depo dhe e-vizita

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar mbi lajmet e një draft-raporti të  KLSH-së mbi implementimin e sistemeve të IT në FSDKSH. AKSHI njofton se në asnjë rast nuk ka kontraktuar më shumë se fondi limit, përkundrazi, janë kursyer para të taksapaguesve. AKSHI nënvizon se për projektet të ndryshme për të cilat FSDKSH parashikonte shifra më të mëdha, kontratat e lidhur nga AKSHI kanë si vlerë implementimi vlera më të vogla.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) thotë në sqarim se KLSH nuk trajton në këtë raport janë aspektet pozitive që ne kemi përftuar nga dy sistemet e mësipërme, përkatësisht e-vizita dhe e-depo.

Sqarimi i plotë i AKSH-it

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkon të sqarojë opinionin publik mbi disa keqinterpretime në median online të një draft-raporti të KLSH-së mbi implementimin e sistemeve të IT në FSDKSH. Në asnjë rast, AKSHI nuk ka kontraktuar më shumë se fondi limit, përkundrazi, janë kursyer para të taksapaguesve.

Bëjmë me dije se në zbatim të vendimit nr. 673 të Këshillit të Ministrave, datë 22.11.2017, AKSHI është përgjegjës për hartimin e termave të referencës, në bashkëpunim me institucionin përfitues, zhvillimin e procedurës së prokurimit për kontraktimin e atij shërbimi, si dhe implementimin, përmirësimin, apo mirëmbajtjen e një sistemi IT ose infrastrukture hardëare, sipas rastit.

Në zbatim të legjislacionit aktual, parashikimet në Projekt Buxhetin Afatmesëm (PBA) 3-vjeçar, specifikisht në Regjistrin e Parashikimeve për Investime (siç bëhet fjalë në rastin konkret) kryhen nga institucioni përfitues për investime, pa përfshirë vlerën e mirëmbajtjes së sistemit/infrastrukturës.

Theksojmë se FSDKSH:

Për projektin me objekt "Zhvillimi i softëare moduli i depove farmaceutike" ka parashikuar 100 milionë lekë, me TVSH, të ndarë në 50 milionë lekë për vitin 2018 dhe 50 milionë lekë për vitin 2019.

Kontrata e lidhur nga AKSHI ka si vlerë implementimi rreth 92 milionë lekë, me TVSH. Pra, rreth 8 milionë lekë më pak se sa parashikimi i FSDKSH.

Për projektin me objekt "Përmirësimi i dhomës se serverëve" ka parashikuar 54 milionë lekë, me TVSH. Kontrata e lidhur nga AKSHI ka si vlerë implementimi shumën 54 milionë leke, me TVSH.

Pra, asnjë vlerë mbi parashikim. Për projektin me objekt "Regjistri Elektronik për formularët e vizitave të mjekut të familjes" ka parashikuar:

Ndërtimi i regjistri elektronik të rekordeve shëndetësore të pacientit - rreth 95 milionë lekë për vitin 2018.

Upgrade dhe integrimi i sistemit elektronik për formularët e e-vizitave të mjekut të familjes - rreth 140 milionë lekë (60 milionë lekë për vitin 2018 dhe 80 milionë leke për vitin 2019).

Totali: 235 milionë lekë. Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të AKSHI-t dhe FSDKSH-së, i ngritur për hartimin e termave të referencës ka gjykuar të vlefshëm integrimin e dy projekteve në një projekt të vetëm për mirëmenaxhimin e fondeve duke qenë se dy projektet kanë pikëprerje në disa funksionalitete.

Pas hartimit të termave të referencës, dhe kryerjes së procedurës së prokurimit vlera e kontraktuar për implementimin e sistemit të integruar ka qenë rreth 190 milionë lekë, me TVSH.

Pra, 45 milionë lekë me pak se sa parashikimi i FSDKSH.  Siç vihet re qartë, asnjë nga projektet nuk është kontraktuar nga AKSHI mbi vlerën e parashikuar nga FSDKSH, por përkundrazi janë kursyer para.

Vlera e parashikuar nga FSDKSH në tabelën PBA 2019-2021 i përket vlerës së investimit.

Ndërkohë që vlera të cilës i referohet KLSH është vlera totale e projektit, duke përfshirë edhe koston e mirëmbajtjes së sistemeve e cila nuk është pjesë e parashikimeve të mësipërme, bazuar kjo në legjislacionin në fuqi.

Vlerat e shërbimit të mirëmbajtjes parashikohet dhe trajtohet nga një tjetër zë buxhetor.

Ajo që KLSH nuk trajton në këtë raport, dhe që media nuk analizon janë aspektet pozitive që ne kemi përftuar nga dy sistemet e mësipërme, përkatësisht e-vizita dhe e-depo.

Në një përshkrim të shkurtër, po ndalemi tek vlerat që këto sisteme i kanë sjellë qytetarëve, bizneseve, dhe administratës publike:

e-vizita:

Ngritja e sistemit elektronik për menaxhimin e vizitave mjekësore te mjeku i familjes.

Ndërveprim me sistemet e tjera qeveritare me qëllim shmangien sa më shumë të punës manuale të mjekut dhe infermierit ne hedhjen e të dhënave të pacientit.

Historik elektronik i diagnozave dhe të dhënave shëndetësore të pacientit.

Ndërlidhje me sistemin e recetës elektronike dhe sistemin e referimit elektronik për të plotësuar dosjen e pacientit.

Monitorim në distancë të stafit mjekësor në zbatimin e protokolleve mjekësore.

Rritje e efikasitetit të punës së mjekut nëpërmjet aksesimit të 4 sistemeve të mjekut të familjes nga një dritare e vetme.

Ulje e abuzimeve nga institucionet shëndetesore në regjistrimin e vizitave fiktive për përfitimin e fondeve financiare nga ministria.

e-depo:

Inspektim online nga stafi i FSDKSH duke shmangur vajtjet e shpeshta të inspektoreve pranë subjekteve private. Ndërveprim me sistemin e fiskalizimit, dhe me sistemet financiare te Depove farmaceutike për të shmangur hedhjen e të dhënave në disa sisteme nga stafi i subjektit privat.

Transparencë dhe monitorim në kohë reale për marrëdhënien Depo-Farmaci në lëvizjen e barnave duke shmangur raportimet fiktive pranë FSDKSH.

Administrim në kohë reale të hyrje-daljeve nga importuesit/prodhuesit, depot, e deri te farmacitë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër