Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, do të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit drejt një tjetër institucioni të vuajtjes së dënimit.

Deri më tani nuk ka informacion se në cilin paraburgim do të dërgohet Agasi, ndërkohë që mësohet se forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DAP) kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit për të kryer procedurat e transferimit.

Transferimi i tij vjen pasi ditën e djeshme me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit.

Lajm në përditësim...