PRRENJAS- Sapo hyn në komunën Rrajcë në rrethin e Prrenjasit syri nuk të sheh gjë tjetër veçse Lavazhe për larjen e automjeteve. Në një shtritje prej rreth 500 metrash, përgjatë rrugës së Qafë Thanës këto lavazhe janë e vetmja mënyrë jetese për rreth 80 familje që jetojnë në këto anë, pasi shfrytëzojnë edhe ujin e bollshëm që buron nga mali i Qafë Thanës.
Banorët shprehen se nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër për të fituar para në këtë zonë, ndonëse janë në dijeni të problemeve shëndetësore që u shkakton puna në lavazhe, si pasojë e kontaktit të vazhdueshëm me ujin, edhe në temperatura të ulëta.
Banorët kanë zgjedhur këtë mënyrë jetese, pasi edhe të ardhurat që sigurojnë nga sipërfaqja e tokave që ata posedojnë nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com