Berisha paralajmëron shtator të nxehtë: Vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave! Kundërshton nismën e PS mbi hetimin e spiunëve në politikë

Ashtu si Ilir Meta, edhe Sali Berisha ka paralajmëruar një shtator të nxehtë. Në konferencën për shtyp u shpreh se vjeshta do shndërrohet në pranverën e protestave të demokracisë. Gjithashtu theksoi se PD do të sjellë risinë e madhe, primaret që sipas tij janë arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik.

I pyetur për nismën e re të PS-së, mbi hetimin e personave të zgjedhur në politikë si bashkëpunëtore të ish sigurimit të shtetit, Berisha zgjodhi të ‘merrte merita’ për ligjin e lustracionit, që sipas tij u anulua nga Partia Socialiste. Ish kryeministri që pretendon të sjellë opozitën e fortë shprehu sot hapur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Autoritetit të Dosjeve, i cili kërkon një ndryshim në ligjin për pastërtinë dhe verifikimin e figurës. Kundërshtimi i tij vjen pasi Autoriteti i Dosjeve zbuloi se aleati i tij Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Berisha u ndal edhe në dy çështje të tjera në konferencën e tij ku foli për formimin e një qeverie teknike, e cila u tha dje nga kreu i PL-së, Ilir Meta në konferencën e tij për mediat. ‘Kjo është një gjë që do e vendosin forcat politike’- u shpreh Berisha për qeverinë teknike ndërsa patjetër, mbështeti ‘moton’ e Partisë së Lirisë, për referendumin.  Nuk mund të mungonte një pyetje për faktin se kreu i PD-së, është i shpallur Non Grata nga dy shtetet më të mëdha SHBA dhe Britani e Madhe, të cilat siç edhe Berisha tha, nuk i japin asnjë lloj impresionimi, sipas tij, Rama është i pashpresë dhe nuk do t’i shpëtojë revolucionit.

Edhe ‘gropa e zezë’ e buxhetit të shtetit, aksi rrugor ‘Qukë Qafë-Pllocë’ ka qenë tematika e zgjedhur nga ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët. Projekti i cili ka nisur punimet e tij që në vitin 2011 kërkon gjithnjë e më shumë investime të reja për shkak të projektimit të keq të këtij aksi nga Partia Demokratike. Për të hequr përgjegjësinë ‘nga supi’, Berisha mblodhi sot gazetarët duke i thënë se ky aks, i cili u projektua me një shifër prej 73 milionë eurosh sot janë shpenzuar 250 milionë euro. Pra çmimi sipas Berishës është trefishuar dhe po shkon në çantat e kryeministrit Rama dhe zv. Kryeministres Balluku, pasi këta të fundit kanë futur drejtësinë në thasë dhe SPAK-un në xhep.

Deri në fund të vitit 2020, Ministria e Infrastrukturës raportoi se kanë përfunduar 68 % të punimeve, por në fakt ka mbetur pa u ndërtuar pjesa më e vështirë e ku pritet ndërtimi i tre urave dhe tunele. Ministria e Infrastrukturës njoftoi se përfundimi i këtij aksi do të jetë në vitin 2023, por lind shqetësimi se deri atëherë mund të amortizohet edhe pjesa e përfunduar e punimeve dhe se kjo rrugë do të kërkojë fonde në mënyrë të vazhdueshme. Një analizë e posaçme e Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për ecurinë e punimeve në këtë aks referon se duhen së paku 56.7 milionë euro shtesë për financimin e punimeve deri në përfundimin e plotë. Për rrjedhojë afatet për përfundimin e aksit janë shtyrë për në vitin 2023.

Analiza e Posaçme e Ministrisë një vit më parë 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Berisha: Sa i përket Non Gratave nuk më jep asnjë lloj impresioni! Rama i pashpresë, nuk do i shpëtojë revolucionit

 

Sali Berisha u pyet nga gazetarët sa i përket nismës së PS-së për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, me argumentin se në 1996 ka patur një ligj lustracioni që sipas tij u anulua nga PS.

PD siç e dini, në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, ku sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur, pa përjashtim të atyre që kanë qenë në sigurimit. U la por u hoq lustracioni nga PS gjë që për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne e kthyem të njëjtin ligj sepse e kishte pranuar Kushtetuesja e Shqipërisë, ai ligj kishte një miratim. Në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë, atëherë e anuloi GJK, me anëtarët në konflikte interesi. Duhet pranuar në një farë mënyrë e autorizoi komisioni i Venecias, sepse tha që nuk ka trup tjetër ta gjykojë. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008. Neni 26 i këtij ligji i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij, ka apo s’ka dosje kishte të drejtë me bazën e këtij ligji të njihej me të, pra ishte transparente.- tha Berisha 

Berisha u shpreh se Non grata nuk e impresionojnë fare për aq kohë sa Rama nuk do i shpëtojë revolucionit.

Sa i përket Non Gratave, PE dhe KE kanë ligjet e veta, nuk kam asnjë lloj impresioni, Edi Rama është i pashpresë, nuk do shpëtojë nga ky revolucion.- tha Berisha 

Ora 12:28
Dakord me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha.

Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash.

Siç mund ta verifikoni, jemi shprehur për referendum pre kohësh, vlerësoj qëndrimin e PL për referendumet. Pse? Kushtetuta ka humbur sensin e saj me marrjen e pushteteve nga Edi Rama. De facto ajo ka rënë, misionin më kryesor ka ndarjen e pushteteve. Nëse kushtetutshmëria është futur si një shtyllat bazë të demokracisë, për ndarjen e balancave mes pushteteve, ky funksion ka humbur. Janë bërë ndërhyrje në kushtetutë, të shumëllojta të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësi. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të falsin me votën e tyre. U bë një referendum në 94’, ai ishte një zhvillimin pozitiv. Që nga ajo kohë referendum ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevojë për zërin e qytetarëve.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 13/08/2022 17:54

    Kur thote ky shpellari se do beje qeveri teknike ne shtator e pastaj do pergatise zgjedhje te lira e te ndershme, mua me ze tmerri per nje çast po pastaj kujtohem qe ky ka vdekur. Eshte nje zombie.

    Përgjigju
  • goni: 13/08/2022 15:53

    prsh doktor… pseudonimi penicilina te thot gje… suksese ne jet

    Përgjigju
  • Karma: 13/08/2022 06:56

    Derra te paskrupullt

    Përgjigju
  • bejtja: 13/08/2022 02:22

    komunisti i 1968,,,,kriminel 24 karatsh,,,,hajdut ordiner,,,kujton se populli i ka harruar krimet e tua sali dhe te nxenesit tuaj ilir....

    Përgjigju
  • Reci: 12/08/2022 22:03

    Saliban terroristi do shkoje ne Rec. E ka qeline gati bq-ri. Merrsh sa me shume prapa ore derr.

    Përgjigju
  • O tej: 12/08/2022 14:25

    Po cfar referendumi ke bete ne PD o te befsha gropen?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/08/2022 13:50

    Hëëë plakuMere,vazhdon diarrea ëëëëë??? Aha plakuMere duro edhe ca se ske çbën. Sistemi gastrointestinal të ka ikur per lesh,po ti je komunist dhe komunisti nuk dorzohet,nje here vdes si vojokushi i pazarit te ri,si vasilshanto i likes. Ti je gati te vdesesh per te qendruar rama ne pushtet,po paç kemben e mbare o plaksyrtyk. Te fala likeshkerdhates dhe na puth te tërëve ne byth o saliprotoViçidolit.

    Përgjigju
  • fatmir: 12/08/2022 13:50

    keto dy palaçot si meta dhe berisha nuk duam ti shikojm me se na e kan shpif

    Përgjigju
  • alma: 12/08/2022 13:49

    si kane ftyr ti dalin popullit para me gjithe ato krime qe kane ber

    Përgjigju
  • Eva: 12/08/2022 13:04

    Si nuk u ndan njeher kta te dy ne nje valle per te vjedhur popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Fitnete: 12/08/2022 13:04

    Jane bashke keta qenat nuk do mend qe mbrojne njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Lui: 12/08/2022 12:49

    Po ti o faqezi kishe 4 vjet kohë që t'a mbyllje të përfunduar komplet rrugën. Pse nuk e bëre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari