Rruga nacionale Ballsh-Fier, është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për banorët e 6 fshatrave të Mallakastrës dhe drejtuesit e automjeteve për shkak të amortizimit në të gjithë gjatësinë e saj prej 20 km.
Situata është problematike prej shumë kohësh, por pavarësisht kërkesave të shumta dhe transmetimit në televizione, deri tani nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e saj. Banorët e zonës shprehen se autostrada e ka çuar drejt degradimit këtë aks.
“Ka vite pa u rregulluar. Është lënë komplet në harresë”, tha një banor.
“Rruga është shumë shumë e keqe. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, por është shumë e keqe”, u shpreh një tjetër.
“Tek kjo rrugë kemi pasur probleme tërë kohës. Kemi kërkuar. Nuk e di se çfarë bën qeveria. Nuk është mirëmbajtur. Nuk është bërë asnjë lloj investimi. Vetëm gënjejnë. As kanalizime, asgjë. Po të kalosh do prishet. E kanë lënë pas dore se ju ka interesuar andej”, tregoi një shofer.
Përveç rrugës, shqetësuese për qytetarët mbetet edhe ura që lidh zonën e Mallakastrës me Fierit, pasi të dyja anësoret e saj janë dëmtuar, dhe janë krijuar çarje të asfaltit në të.
“Na është bërë hall me vetë kjo ura e Mallakastrës. Kemi shqyer makinat. Paguajmë detyrimet një për një në shtet. Ka shtet a nuk ka. Është rrugë nacionale. Ca e kalueshme. Pasagjeri thotë obobo. Na shkunde zorrët”, tregoi një qytetar.
“Nuk hedhin një karrocë tek ura. I ka të çara. Është hapur ura”, shtoi një tjetër.
I pyetur për këtë situatë, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismaili jashtë kamerës shprehet se kjo rrugë varet nga ARSH dhe jo nga institucioni që ai drejton.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.3%
-
Jo
64.5%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 1002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Epidemiologia në Fier: Gripi shkakton komplikacione, mbani maska dhe ruani distancën! Vaksina e gripit nga bebet 6 muajsh e deri tek të moshuarit
27 Janar, 12:02
-
Kamionit i bien tullat në Lushnjë, bllokon përkohësisht qarkullimin e automjeteve në kryqëzimin e Savrës (VIDEO)
27 Janar, 08:56
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Fier/ Aksident me dy të lënduar në Bocovë, motori përplas këmbësorin (EMRAT)
26 Janar, 19:02
-
I shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas dhe avokatit, arrestohet 35 vjeçari në Fier
26 Janar, 15:11
-
E rëndë në Lushnje/ Humb jetën fëmija 6-vjeç, pësoi arrest kardiak sapo hyri në ambulancë të transportohej për në Tiranë
26 Janar, 11:57
-
Aksident në aksin Lushnjë-Fier/ Humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga, 2 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia
26 Janar, 11:27
-
Fier/ Shiste kokainë në doza në Divjakë, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari
25 Janar, 14:23
-
Fier/ Lejuan ndërtimet pa leje, pezullohen kreu i IMT dhe inspektori në Bashkinë Roskovec, u caktohet masa detyrim paraqitje
25 Janar, 10:52
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37