TIRANE- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka bërë të mundur sot arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim. Gjatë realizimit të planit operacional “Saranda”, rreth ors 12:45 u bë e mundur kapja e të shumëkërkuarit Gentjan Rakipi, 36 vjeç, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.
Arrestimi i tij u realizua në aksin rrugor Shkozet-Durrës, ndërsa mësohet se 36-vjeçari, është shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 1999, e cila e ka dënuar me 16 vjet burgim, për vepren penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com