TIRANË- Arjan Shahaj, 29-vjeç, student në Akademinë e Sigurisë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në kryeqytet.

Aksidenti fatal u shënua në Unazën e Madhe në Tiranë pranë Liqenit Artificial. I riu sipas bluve të Tiranës, po udhëtonte me një makinë tip ‘MiniCooper’ dhe u përplas me makinën me drejtues shtetasin Y.R. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se Arjan Shahaj, ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës si pasojë e lagështisë në rrugë. Ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja. 29-vjeçari ndërroi jetë në vend.

Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku nga përplasja e rëndë është kthyer përmbys dhe thuajse e shkatërruar krejtësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

'Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
FOTO/ Kush është student i Akademisë së Sigurisë që vdiq në aksidentin pranë Liqenit Artificial

1699458093_arjanshahaj.jpg

Arjan Shahaj, 29-vjeçar, student në Akademinë e Sigurisë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.

Dyshohet se viktima ka humbur kontrollin nga lagështia. Ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja.

Ndërkohë një tjetër mbeti i plagosur.

Ora 15:57
Makina e shkatërruar krejtësisht, pamjet e rënda nga aksidentit me vdekje në Tiranë

Arjan Shahaj, student i Akademisë së Sigurisë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal që pësoi ditën e sotme në afërsi të Liqeni Artificial.

Siç shihet makina e kuqe tip ‘MiniCooper’ që udhëtonte i riu, është shkatërruar krejtësisht. Studenti i cili ishte në vitin e tretë ka ndërruar jetë në vend.