Disa aksidente u shënuan pasditen e sotme në zona të ndryshme të vendit, ku u shënuan viktima e disa të plagosur
Konkretisht një 57-vjeçar është përplasur për vdekje pasditen e sotme në aksin rrugor Fllak-Bisht-Kamëz. Sipas policisë makina me drejtues A. K.,54 vjeç, ka përplasur S. V., 57 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Një aksident tjetër është regjistruar në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Mjeti është përmbysur mbi "Urën e Fshatit" 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit. Mësohet se në automjet ndodheshin një çift të rinjsh. Vajza është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.
Sakaq një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Qafë Gjashtë, Sarandë. Në aksident janë përfshirë një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet, i cili i ka prerë rrugën furgonit. Në komisariat janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve. Nga aksidenti janë lënduar disa pasagjerë të furgonit.
Po ashtu në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi te tunelit, makina tip “Fiat” që drejtohej nga shoferja me iniciale E.P, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë ka mbetur i plagosur babai i saj i cili ishte pasagjer në makinë. Ai është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi te tunelit.
Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shoferja me iniciale E.P, si pasojë e shpejtësisë dhe duke qenë rruga e lagur nga shiu, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.
Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili është plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Gjashtë, Sarandë. Në aksident janë përfshirë një furgon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet, i cili i ka prerë rrugën furgonit.
Në komisariat janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve. Nga aksidenti janë lënduar disa pasagjerë të furgonit.
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Mjeti është përmbysur mbi "Urën e Fshatit" 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.
Mësohet se A.K, 26 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina është përmbysur në anë të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës si dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.
'Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat, shtetasi A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.'- njofton policia.