Mund të duket ide e çmendur, por mund të shpëtojë qindra jetë. Vladimir Tatarenko ka propozuar që një avioni t’i vihet një kabinë e cila pas një aksidenti apo një goditjeje nga poshtë të shkëputet nga koka dhe me anë të parashutave të ulet në tokë.
Ai ka thënë se kjo kabinë do të jetë rezistente dhe nëse bie mbi ujë, nuk mund të mbytet.
“Ideja ime është shumë praktike. Ndërsa inxhinierët e avionëve në të gjithë botën janë duke u përpjekur për ti bërë më të sigurtë,le të përdorin këtë projekt”, ka thënë Vladimir Tatarenko.
Megjithatë nga ana teknologjike deri tani kjo ide mbetet e parealizuar, por në të ardhme mund të jetë një projekt interesant për shpëtimin e qindra jetë njerëzish.
/Shqiptarja.com