Aksident, autobusi del nga rruga
6 të vdekur dhe 29 të plagosur

Aksident, autobusi del nga rruga<br />6 të vdekur dhe 29 të plagosur<br>
Në Mus të Turqisë lindore ditën e sotme ka ndodhur një aksident, ku një autobus ka dal nga rruga si pasojë e trafikut të mbingarkuar në rrugë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 6 persona dhe kanë ngelur të plagosur 29 të tjerë.

Pas daljes nga rruga autobusi është rrokullisur disa herë në rrugën Mus-Bingol.

Menjëherë në terren ka shkuar një numër i lartë i ambulancave të cilat kanë transportuar të plagosurit në spitalet e Mus dhe Bingol.

Sipas guvernatorit të Mus kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 29 të tjerë. Ai u dërgoi ngushëllime familjarëve ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

“Nga të plagosurit, 22 persona u shtruan në spitalin në Mus, kurse 7 në Bingol.

Gjatë aksidentit autobusi transportonte udhëtarët nga Hatay në Mus”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS