Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë, Benzi përplas për vdekje 16-vjeçarin që po udhëtonte me mjet bujqësor, ndalohet drejtuesi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Report Tv mëson se si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në aksin rrugor Shkodër Velipojë, ndërsa 16-vjeçari është identifikuar si Oltis Geci. Bëhet me dije se ai ka qenë duke udhëtuar me një mjet bujqësor dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’. Ky aksident rezultoi fatal për 16-vjeçarin, pasi ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, i identifikuar me inicialet L.L. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, ku mjegulla ka krijuar vështirësi në fushëpamje.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane