Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësi ku si pasojë ka humbur jetën një 50 vjeçar. Aksidenti në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth 22:30, në Shën Alvash të Durrësi, ku 50-vjeçari që po ecte në këmbë është përplasur nga një automjet i drejtuar nga D.J.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia e Durrësit. Ndërkohë është ngritur edhe një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe shkaqet e aksidentit që lanë pas një viktimë.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme një tjetër aksident me një viktimë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima ishte një 55-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë i cili është goditur nga një kamion që i shkaktoi edhe vdekjen.