Një 55-vjeçar që po udhëtonte më biçikletë ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një kamion në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:45, ku një kamion tip 'Man' kokë trajler që drejtohej nga 60-vjeçari H.S banues në Krujë, ka përplasur 'çiklistin' ku për pasojë ky i fundit ka humbur jetën .

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Policinë e Durrësit.