Aksident gjatë natës në Berat, mjeti përplas 15-vjeçarin me motor! I mituri pa leje drejtimi, shoqërohet në spital (FOTO)

Aksident gjatë natës në Berat, mjeti përplas 15-vjeçarin me motor! I mituri pa leje drejtimi, shoqërohet në spital (FOTO)

Pamje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat të Beratit. Një automjet, tip Audi A6,me targa AB 543 ED ka përplasur një 15-vjeçar që qarkullonte në zonë me një motor pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Aksidenti ka ndodhur përgjatë aksit nacional Dimal-Fier dhe i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Sipas mjekëve, i plagosuri ka pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit por është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë, që janë duke kryer veprimet hetimore që do të përcaktojnë edhe shkakun e dinamikën e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë vetë adoleshenti që mendohet se i ka prerë rrugën automjetit. Drejtuesi i mjetit, Enton Hoxha, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për të sqaruar dhe dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve