Këngëtari Blero i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar martesën me partneren e tij, Eronita.

Kjo është martesa e 3 për këngëtarin, pasi më parë ka qenë i martuar me Teuta Krasniqin, me të cilën ka edhe një vajzë, ndërsa më pas u martua me Afrona Dikën, martesë po ashtu që përfundoi pas disa vitesh në divorc.

Çifti ka organizuar një festë private në prani të familjarëve, miqve e njerëzve të tyre të afërt. 

Pamjet nga ceremonia e çiftit janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet edhe momenti kur të dy i thonë “po” njëri-tjetrit, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Të shumta kanë qenë komentet të cilat thoshin se partnertja e tij nuk dukej aspak e lumtur në këtë ditë të veçantë për çiftin.