DIVJAKË- Me shpejtësi skëterrë Alfred Qosja 20 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Ford’ në aksin rrugor Divjakë-Çermë duke rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërsa i riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, mjeti i të riut siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv ka dëme të mëdha materiale.
Aktualisht, i riu ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjës nga ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Njëkohësisht, në të njëjtën aks, mesditën e kësaj të shtune është regjistruar një tjetër aksident ku mjeti tip 'Citroen' ka përplasur një motoçikletë.
Rexhep Çoku 60 vjeç, banues në fshatin Mucias në Divjakë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari por, ka kaska mbrojtëse i ka shpëtuar jetën duke mos marrë plagë në kokë.
Çoku është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës nga ambulanca e ardhur nga Divjaka. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat. Aksidenti i ndodhur sot ne mesditës vjen dy dita pas një tjetri mes mjetesh në këtë aks rrugor. Frekuentimi i lartë i plazhit te Divjakës ka sjellë qarkullim te lartë në jetën aks rrugor ku si pasojë e parametrave jo të duhura të rrugës kanë bërë që të ketë aksidente të shpeshta.
Një tjetër aksident është regjistruar në Divjakë ditën e sotme ku një mjet tip ‘Citroen’ ka përplasur një motoçikletë me të cilin udhëtonte Rexhep Çoku 60 vjeç, banues në fshatin Mucias në Divjakë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari por, ka kaska mbrojtëse i ka shpëtuar jetën duke mos marrë plagë në kokë.