TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak para mesnatës në Tiranë, konkretisht në zonën e Kombinatit ku Sajmir Thaçi ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka hyrë në oborrin e një banese. Nga përplasja e fortë, Thaçi ka lënë të vdekur në vend 23-vjeçaren Marjana Seitaj e cila po qëndronte sëbashku me familjarët e tjerë në oborr në momentin kur ndodhi aksidenti.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se viktima kishte shumë pak kohë që ishte martuar, jo më shumë se një muaj. Si pasojë e aksidentit të rëndë, është plagosur edhe një burrë në këmbë i cili gjithashtu ishte familjar i viktimës dhe atë moment edhe ai ndodhej në oborr.

Report Tv siguroi gjithashtu edhe pamje nga zona e Kombinatit, ku duket sesi mjeti tip Volkswagen i Sajmir Thaçit ka hyrë në portën e banesës. Drejtuesi i mjetit ka qenë në atë moment me shpejtësi kur ka hyrë në oborr, pavarësisht se ishte një rrugë e pashtruar.

1661931737_tirana.jpg

1661931538_Sequence03.00103824.Still057.jpg

Foto nga banesa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
Aksidenti në Tiranë, drejtuesi i mjetit përplas për vdekje 23-vjeçaren në banesën e saj! Shoferi hyri me shpejtësi në oborr

1661931610_Screenshot1.jpg

Ngjarja e rëndë e cila u regjistrua gjatë natës në Tiranë ku Sajmir Taci teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij humbi kontrollin dhe dolinga rruga, duke përfunduar në oborrin e një banese. Për pasojë, Taci përplasi për vdekje 23-vjeçaren Marjana Seitaj, e cila po qëndronte bashkë me familjarët e tjerë në oborr kur ndodhi aksidenti.

Drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi në momentin kur ka hyrë në oborr, pavarësisht se ka qenë në një rrugë të pa shtruar. Viktima Marjana Seitaj nuk kishte shumë që ishte martuar, jo më shumë se një muaj.