VIDEOLAJM/ Aksident gjatë natës pranë Aeroportit, kamioni i tonazhit të rëndë kap telat e linjës elektrike, këputen 3 shtylla

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit Nënë Tereza në Tiranë.

Mendohet që një kamion i tonazhit të lartë të ketë kapur telat e linjës elektrike duke këputur kështu tre shtylla e duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që përshkojnë këtë rrugë.

Autori i cili dyshohet që të jetë punëtor i ndonjë firme private që operon në zonë ose tek firmat që po kryejnë punime në aeroport është larguar nga vendngjarja duke lënë pas 3 shtylla të këputura dhe kabujt elektrik nëpër tokë.

Policia ndodhet në vendngjarje duke parë për kamera sigurie të bizneseve përreth në mënyre që të zbardhi ngjarjen.

Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur por shumë biznese përreth janë pa energji elektrike

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?

Mero Baze: Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?