EGJIPT - Një aksident i rëndë ka ndodhur në periferi të Kajros, ku një tren ushtarak ka dalë nga shinat, duke shkaktuar vdekjen e 19 njerëzve dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.
Treni me 1.300 ushtarë të rinj ishte nisur nga një stacion hekurudhor në Kajro dhe kishte destinacion qytetin e Gizës për në një kamp ushtarak.
Grupet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe për shkak të errësirës janë përpjekur me vështirësi për të shpëtuar njerëz të tjerë.
Përfaqësues të mbrojtjes civile, thanë se të plagosurit në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar menjëherë në spitale.
Vitet e fundit rrjeti hekurudhor në Egjipt ka qenë shumë pak i sigurtë duke shkaktuar kështu shumë aksidente hekurudhore.
Aksidenti i fundit hekurudhor ndodhi në nëntorin e kaluar, ku 50 fëmijë gjetën vdekjen kur autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një tren në një kalim hekurudhor pa sinjal.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me shkakun e këtij aksidenti të rëndë.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com