Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete, me drejtues një italian dhe një malazez.

Si pasojë e aksidentit janë kanë mbetur të plagosur shoferi malazez dhe pasagjerja e tij. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv një nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë pranë saj.

"Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën"

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.