Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku për pasojë janë plagosur drejtuesja e automjetit tip ‘Fod’ dhe drejtuesi i automjetit ‘benz’.
Përplasja e automjeteve ka qenë gjysmë frontale duke shmangur pasoja ende më tragjike sa i përket gjendjes së dy të plagosurve. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës ku mësohet se gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.
Ndërkohë në vendngjarje, policia dhe grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.