Aksident i frikshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dy kamionë përplasen me një makinë, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të kufirit Kosove-Shqipëri në fshatin Vlashne të Prizrenit në mes dy kamionëve dhe një automjeti.

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti. Ende nuk dihet identiteti i tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një automjet i vogel.

"Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje për t’u marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë çuar deri tek aksidenti. Si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar korsia e autostradës e hyrjes për në Shqipëri ku janë krijuar kolona të gjata mjetesh vetëm disa kilometra afër doganës së Morinit. Kolona është e gjatë për shkak edhe të fluksit të mjeteve dhe shtetaseve kosovare që janë nisur mbasdite për në bregdetin shqiptar.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës