Aksident i frikshëm në Elbasan/ 'Benzi' ngre në ajër 'Volkswagen-in', shpëtojnë mrekullisht 4 persona (VIDEO)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë ku drejtuesi i një makinë tip 'Benz' A.G ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur një makinë tjetër tip 'Volkswagen' që ishte parkuar buzë rrugës.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur viktima, por është plagosur vetëm R.Gj i cili ishte pasagjer në makinën tip Benz.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip 'Benz' me targa AA 595 XG dhe një makinë 'Volkswagen' me targa AA 016 XS që drejtohej nga B.H banues në Durrës. Si pasojë e këtij aksidenti të dy makinat kanë përfunduar në ambientet e  një lokali buzë rrugës.

1572618482_aksidnetelbasan.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Vangjush Dako e 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë të Durrësit shpallet moskopetenca

Vangjush Dako e 3 të tjerë do hetohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë të Durrësit shpallet moskopetenca