Report Tv sjell videon nga aksidenti i frikshëm në Lezhë, përplasen 3 makina, njëra e kthyer përmbys në mes të rrugës! 2 të plagosur në spital

LEZHË- Report Tv ka siguruar videon e aksidentit të ndodhur në orën 17:00 të pasdites së të hënës në kryqëzimin e lagjes “Gurra” në Lezhë. Përmes pamjeve dallohet se shkak i aksidentit janë bërë gabimet nga të 3 automjetet e përfshira në përplasje. Njëra, ku ndodhet vajza në këmbë ka parkuar gabim, makina që futet në kthesë jashtë rregullave, si edhe makina që vjen dhe godet dy të tjerat është me shpejtësi të lartë.

Nga aksidenti mbetën të lënduar 2 persona të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti, nga i cili u bllokua dhe aksi i vjetër rrugor Lezhë-Milot për rreth 60 minuta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Report Tv siguron VIDEON nga aksidenti i frikshëm në Lezhë, të 3 makinat në gabim, qytetarët vrapojnë të ndihmojnë

 

Report Tv ka siguruar videon nga aksidenti në Lezhë ku mbetën të plagosur 2 persona. Siç mund të shihet në video shkak i aksidentit janë bërë gabimet nga të 3 makinat. Njëra, ku ndodhet vajza ka parkuar gabim, makina që futet në kthesë në mënyrë totalisht jashtë rregullave, si edhe makina që vjen është me shpejtësi të lartë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm