Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë pasdite në lagjen Gurra të Lezhës.

Gazetari i Report Tv Elvis Hila raporton se 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të një karburanti.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç shihet nga pamjet, mjetet janë dëmtuar shumë, por përplasja ka qenë aq e fortë, saqë edhe një pemë është shkulur.