Man Sinani, administratori i pallatit ku ra zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, tregon se ishte ai që vuri re flakët në katin e parë ndërsa zbriste shkallët. Ky moment ndodhi rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të shtune, fill pas të cilit njoftoi menjëherë policinë e zjarrfikësen.
“Ishte ora 16:00, isha duke zbritur shkallët kur shoh flakë te kati i parë këtu se jam edhe administratori i pallatit, thashë çka ndodhur. Shkoj gjej një person aty, i shkreti, lajmëruam policinë dhe erdhëm. Nxorrëm edhe njerëzit, falënderoj zjarrfikësen që i nxori të gjithë nga kati i parë në të fundit. U bë mjegull e tym”, tregon administratori.
Disa prej banorëve kanë marrë lëndime të lehta dhe kanë pësuar asfiksi, por pa rrezik për jetën. Administratori thotë se fillimisht u shqetësua se mos kishte ndonjë bombol gazi.
“Zjarri nisi që në katin e parë këtu që duket nga shkallët. Një person më thirri, u temba nëherë se mendova mos ka ndonjë bombol gazi. Zjarrfikësja e policia kanë ardhur urgjentisht”, tha Sinani.
Lajmi kryesor:
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, digjet një banesë në katin e parë, brenda ndodheshin kryefamiljari me të miturën! Evakuohen banorët, 8 të lënduar në spital! Policia: Shkak një cigare (VIDEO)










