ELBASAN- Një tjetër aksident i frikshëm, pas atij në Pajovë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (27 Dhjetor), në aksin Elbasan-Librazhd.

Një automjet është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës dhe është përmbysur në rrugë.

Nuk ka ende informacione për persona të plagosur, kurse policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet.

Dyshohet paraprakisht për shpejtësi të lartë të drejtuesit të mjetit. Nga pamjet dallohen qartë dëmet e mëdha që ka pësuar mjeti, i cili është bërë copash dhe pranë tij shihen shumë njerëz.