Elbasan- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (27 Dhjetor), në aksin Elbasan-Peqin.
Ngjarja u shënua në segmentin pranë fshatit Pajovë, ku janë përplasur dy mjete dhe nuk dihet ende për të plagosur.
Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, informon se Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Vetëm dy muaj më parë (31 Tetor), humbi jetën një 10-vjeçar nga aksidenti në këtë segment, ndërsa banorët u ngritën në protestë, që të merreshin masa për kufizimin e shpejtësisë.
Komento
Komente

