Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin në fshatin Papër, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit të frikshëm, ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të aksidentit.