Po udhëtonte me motor, turisti nga Zvicra bie në humnerën 120 metra! Policia e banorët e nxjerrin me litar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku një turist nga Zvicra që po udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një greminë pran shtratit të lumit Kir.Sipas policisë humnera ku ka rënë tursiti është e një thellësi prej 120 metrash dhe poshtë është lumi kir. 

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Prekal-Kir, ku si pasojë i aksidentuari ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Policia ndër të tjera  bën me dije se turisti i aksidentuar është  J. B  64-vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Ka qenë një banorë i zonës që ka parë ngjarjen dhe më pas ka telefonuar policinë. Sapo kanë marrë njoftimin forca të shumta policie dhe banorë të zonës me ndihmën e një litari kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga humnera ku kishte rënë.

Ditën e sotme një aksident tjetër ndodhi në Shkodër ku një fëmijë i moshës 10 vjeç është përplasur nga një makinë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 10/10/2019 05:52

    Ku ka humnere 120 m ne ate zone... mx 30 ml...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni se do të krijojë situata në PD me mbledhjen e dy Kuvendeve?



×

Lajmi i fundit

John

Ekzekutimi i ish-kryekomunarit të Velipojës/ Maska anti-COVID 'mbron' autorin nga identifikimi! Pse policia nuk gjen gëzhojën e plumbit