VLORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Në aksident janë përfshirë katër automjete ndërsa siç duket edhe nga pamjet e Report Tv ka shumë dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Vlorë/ Pamje të aksidentit të katërfishtë! Duke lëvizur me shpejtësi, furgoni përplas 3 mjetet e parkuara

Këto janë pamjet e aksidentit te ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në rrugën Transballkanike. Sikurse mund të shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti furgon, i cili është duke lëvizur me shpejtësi, është përplasur me 3 mjete të tjera të cilat  janë të parkuar në anë të rrugës.