Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 26-vjeçar përplasi për vdekje me një automjet taksi një 66-vjeçar.
Nga pamjet duket se automjeti, drejtues i të cilit ishte 26-vjeçari, niset papritur nga vendi ku qëndronte i parkuar dhe drejtohet me shpejtësi drejt të 66-vjeçarit, të cilin e përplasi në murin që gjendej aty pranë.
Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
26-vjeçari ka pretenduar para 'bluve' se taksia i është ndezur në mënyrë të pavullnetshme dhe ka marrë gaz automatikisht dhe i ka dalë nga kontrollit.
Ndërkohë Policia po vijon hetimet për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Lajmi kryesor:
I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)










