Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Spille të Kavajës. Dy persona janë aksidentuar teksa po udhëtonin me motor. Motori ka dalë nga rruga, ndërsa Donald Agolli, 20 vjeç ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që ishte në motor me të është plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin të rinjtë.
Komento