Një aksident i rëndë me pasojë 15 të vdekur, përfshirë tri gra dhe dy fëmijë, ka ndodhur në Afganistan ku autobusi me të cilin udhëtonin është përplasur me një kamion.
Së paku 30 vetë të tjerë janë plagosur në aksidentin në qarkun Bakva, thanë zyrtarët. Nasir Mehri, zëdhënës i guvernatorit të provincës Farah, është shprehur se autobusi ka qenë duke udhëtuar nga provinca Herat për në Kandahar.
Raportohet se shoferi i autobusit ka qenë me një shpejtësi shumë të madhe. Në Afganistan, çdo vit, vdesin qindra njerëz në trafik, për shkak të autostradave nën standarde dhe makinave të vjetra.
Komento