Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë fshatit Fushë Vërri. Viktima është identifikuar si Luan Xhuvani 72 vjeç.

Burime për Report Tv raportojnë se një automjet rreth orës 03:45 ka përplasur një banor, i cili po ecte në rrugë së bashku me një lopë dhe një gomar.

Si pasojë banori ka humbur jetën gjatë rrugës për spital, ndërsa edhe kafshët kanë ngordhur nga përplasja.

Drejtuesi i makinës i identifikuar si Engjëll Ogiçi është shoqëruar për në rajonin e Policisë.

"Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme", informoi sot policia

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

1730022569_WhatsAppImage20241027at10.48.22.jpeg

1730010958_sarandeaksident.jpg