Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Mjekës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi 28-vjeçar i njërit prej mjeteve dhe ka mbetur i plagosur shoferi tjetër 53-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht shoferi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç. 

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Bilanc i rëndë në rrugët e vendit, 6 aksidente brenda një dite, 3 të vdekur e 8 të plagosur